Vdes në aksident ajror ish-presidenti i Kilit, Sebastian Pinera

vdes ne aksident ajror ish presidenti i kilit sebastian pinera
vdes ne aksident ajror ish presidenti i kilit sebastian pinera

Ish-presidenti kilian, Sebastian Piñera ka ndërruar jetë pasi helikopteri me të cilin po udhëtonte u rrëzua në qytetin jugor Lago Ranc.

Ministrja e Brendshme Carolina Toha konfirmoi vdekjen e ish-presidentit 74-vjeçar, i cili mbajti postin nga viti 2010 në 2014 dhe nga 2018 në 2022.

Tre pasagjerë të tjerë i mbijetuan rrëzimit të helikopterit ndërsa trupi i Pinerës u gjet i pajetë, tha Toha.

Pinera, gjithashtu një biznesmen i suksesshëm, gjatë presidencës së tij të parë 2010-2014, pati sukses duke ulur papunësinë, ndërsa ekonomia e Kilit shënoi rritje, në një kohë kur shumë nga partnerët tregtarë dhe fqinjët e Kilit po përballeshin me një rritje shumë më të ngadaltë.

Presidenca e tij e dytë nga viti 2018 në 2022 u shënua nga protesta të dhunshme kundër pabarazisë që çuan në akuza për shkelje të të drejtave të njeriut dhe përfunduan me premtimin e qeverisë për hartimin e një kushtetute të re.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →