Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka njoftuar se në qendrën e paraburgimit në Gjilan, ka ndërruar jetë një i burgosur.
Në njoftim, thuhet se i burgosuri ka nisur të vuajë dënimin nga data 24 qershor dhe se ai kishte pasur një sëmundje.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se më datë 18.07.2024, rreth orës 24:00, në QP në Gjilan, ka ndërruar jetë i burgosuri K.S.
K.S është pranuar në burg më datë 24.06.2024, me histori të sëmundjes paraprake. Me urdhëresë të organit kompetent gjyqësor është dërguar në IPFK për ekspertizë më datë 05.07.2024 dhe ka qëndruar atje deri më datë 18.07.2024”, thuhet në njoftim.
Më tej, thuhet se terapinë e lëshuar në fletë-lëshim, i burgosuri e ka marrë me kohë dhe nuk ka pasur asnjë shqetësim apo simptomë për ndonjë përkeqësim të gjendjes psikike ose organike.
“Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa bazuar në ligjet në fuqi, autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”, vijon njoftimi. Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë shprehur ngushëllime për të afërmit e viktimës.
(balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co