Xhelati më vdekjeprurës i Bangladeshit, i cili vari vrasës serialë dhe politikanë dhe madje shkroi një libër për veprimtaritë e tij, ka vdekur.
Shahjahan Bhuiyan, 74 vjeç, u shtrua në spital të hënën në kryeqytetin e vendit, Dhaka, pasi u ankua për dhimbje gjoksi. Ai më vonë ndërroi jetë teksa po trajtohej, raportojnë mediat lokale.
Bhuiyan mendohet të ketë kryer të paktën 26 ekzekutime, por disa raporte e kanë vendosur numrin deri në 60. Një ish-revolucionar, ai u bë xhelat ndërsa vuante një dënim me 42 vjet burg për grabitje dhe vrasje.
Dëshira e Bhuiyan për ta reduktuar burgun duke u bërë vullnetar si xhelat u shpërblye vitin e kaluar, kur ai u lirua 10 vjet më herët.
Mes atyre që vdiqën në duart e tij ishin oficerë ushtarakë të shpallur fajtorë për vrasjen e liderit themelues të vendit, Sheikh Mujibur Rahman – babai i kryeministrit aktual të Bangladeshit.
Ai ekzekutoi gjithashtu politikanët Ali Ahsan Mujahid dhe Salahuddin Quader Choudhury, të cilët ishin të dy të akuzuar për krime lufte, si dhe vrasësin serial Ershad Shikder. Bhuiyan e kishte mbrojtur gjithmonë rolin e tij si xhelat, duke thënë se “Nëse nuk do t’i varja unë, do t’i varte dikush tjetër”.
Një libër për përvojat e tij, duke përfshirë një shpjegim të procedurës së varjes, doli në fillim të këtij viti dhe tërhoqi vëmendje të konsiderueshme.
Pas lirimit nga burgu, Bhuiyan u martua shkurtimisht me një vajzë që ishte 50 vjet më e re se ai dhe, sipas Dhaka Tribune, u përball me pasoja ligjore./BBC/
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co