Bota

Vdesin 8 emigrantë në brigjet e Francës! Po tentonin të kalonin Kanalin Anglez për të shkuar në Britani, por gomonia u ça nga një shkëmb

vdesin 8 emigrante ne brigjet e frances po tentonin te kalonin kanalin anglez per te shkuar ne britani por gomonia u ca nga nje shkemb





































Të paktën tetë emigrantë kanë vdekur në brigjet e Francës ndërsa po përpiqeshin të kalonin Kanalin Anglez, raporton Sky News.

skynews-france-migrant-boat_6686232

Ngjarja ndodhi pasi gomonia preku në shkëmbinj në Ambleteuse në rajonin Pas-de-Calais të Francës veriore gjatë natës dhe u ça, tha një zyrtar rajonal.

Rreth 51 të mbijetuar të katastrofës u shpëtuan. Gjashtë u dërguan në spital, duke përfshirë një foshnjë 10-muajshe që vuante nga hipotermia.

skynews-france-migrant-boat_6686235

Ngjarja vjen pasi autoritetet franceze shpëtuan rreth 200 njerëz në brigjet e Calais gjatë një periudhe 24-orëshe midis të premtes dhe të shtunës mbrëma.

Një varkë me emigrantë që ishte në gjendje të keqe u gjet në brigjet e Le Portel, një qytet bregdetar francez, dhe 55 persona u shpëtuan.

Diku tjetër, 61 persona u kapën në brigjet e La Becque d’Hardelot, 48 persona u gjetën pranë një fari dhe në fund të ditës 36 të tjerë u shpëtuan, thanë autoritetet franceze.

Të gjithë të shpëtuarit u kthyen në tokë.

Autoritetet franceze thanë se monitoruan 18 përpjekje për të nisur anijet përgjatë Kanalit të shtunën.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts