Veliaj inspekton mjediset e reja të Kolegjit të Europës dhe konviktet për studentët: Hapësira me standarde europiane

veliaj inspekton mjediset e reja te kolegjit te europes dhe konviktet per studentet hapesira me standarde europiane





































Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet në mjediset e reja të godinës “Liria” në Qytetin Studenti, ku do të funksionojë përkohësisht Kolegji i Europës, si dhe vizitoi konviktin e transformuar, me kushte bashkëkohore, për studentët.

veliaj

“Jam entuziast që Bashkia e Tiranës ka qenë një partner lokal për Kolegjin e Europës dhe rektorja Mogherini e ka pasur me shumë merak, që të jemi në afat, dhe besoj se jemi në afat. Kemi bërë një kolegj me standarde të BE-së në kohë rekord. Sigurisht, kjo është një seli e përkohshme e kolegjit, përpara se të vijë ndërtesa ultramoderne, për të cilën edhe Kryeministri, gjithë qeveria, po mobilizohet për ta përgatitur. Por, besoj se 2-3 vitet e para do operojmë këtu”, u shpeh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se ndihet krenar dhe mezi pret që tre studentët shqiptarë të Kolegjit të Europës, të cilët kanë marrë bursa nga Bashkia e Tiranës, të jenë diplomatë të ardhshëm dhe ta çojnë sa më lart Shqipërinë.

“Më vjen mirë që kontributi i Bashkisë së Tiranës janë edhe tre bursat për tre studentë shqiptarë, të cilët i mbajmë më afër zemrës sonë, se e dimë që do jetë një investim, jo një shpenzim. Ne kemi investuar në tre talente, të cilët me gjasë do të jenë diplomatë të ardhshëm dhe do të çojnë lart Shqipërinë, në këtë ambicie të jashtëzakonshme, duke ngritur flamurin, siç e ngritëm në Paris, por për ta ngritur tani në një tjetër komunitet, atë të Bashkimit Evropian”, deklaroi ai.

Veliaj iu bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që t’u ofrojnë të njëjtën mikpritjen edhe studentëve të Kolegjit të Europës, nga 21 shtete të ndryshme, që do të vijnë në Shqipëri.

“Studentëve duam t’u ofrojmë të njëjtën mikpritje që u kemi ofruar të gjithë turistëve, por këta janë ‘turistë’ me kohë më të gjatë. Vijnë nga 21 shtete të ndryshme dhe duam që të kenë një shije të Tiranës, jo si turistë të përkohshëm, që shkojnë e vijnë, por si rezidentë. Konviktet janë të njëjta me ato që ku do jetojnë edhe studentët tanë. Për mbi 600 studentë përfshirë, edhe 32 të Kolegjit të Europës, do kemi të njëjtin trajtim në konvikte të reja, që janë bërë me kontributin e KfW. Kjo më bën të ndihem vërtet krenar sepse nuk kemi bërë një punë me dy standarde. Punojmë me të njëjtin standard, ofrojmë të njëjtat kushte, ashtu siç kemi bërë shkollat e bukura në Tiranë, ashtu kemi bërë edhe Kolegjin Evropës, në këtë ambient të godinës ‘Iliria’”, u shpreh ai.

Kampusi i Kolegjit të Evropës në Tiranë do të ofrojë një program akademik me standarde evropiane për studentët dhe profesionistët nga Shqipëria, rajoni i Ballkanit Perëndimor, BE dhe më gjerë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →