Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar në samitin prestigjioz, “Klosters Forum”, i mbajtur në Davos të Zvicrës, ku ndau me të pranishmit historinë e transformimit të Tiranës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shprehet se pati kënaqësinë të bisedonte për ndryshmet e që kanë ndodhur vitet e fundit në Tiranë, si një qytet në zhvillim, i cili ka marrë vëmendjen e mediave botërore, çka ka rritur ndjeshëm numrin e turistëve.
“Faleminderit ‘Klosters Forum’ për ftesën, për të ndarë me ju historinë e rilindjes së Tiranës. Qytetet që përshtaten shpejt nuk kanë nevojë të jenë të pasura dhe të mirëfinancuara sepse të qenit praktikë dhe përfshirja e komunitetit mjaftojnë për të frymëzuar dhe sjellë ndryshimin. Tirana është transformuar nga një qytet i izoluar i një mbretërie të vetmuar, në një metropol ku turistët mezi presin ta vizitojnë! Ky sukses mund të përsëritet edhe në vendje të tjera, me guxim dhe kreativitet. Faleminderit themelueses së ‘Forumit Klosters’, Stephanie von Meiss për përkushtimin tënd ndaj qyteteve dhe drejtuesve të tyre!”, shkruan Veliaj.
Në fokus të diskutimeve gjatë samitit ishin bumi turistik që ka pasur kryeqyteti, rëndësia që po i jepet fëmijëve me ndërtimin dhe rikonstruktimin e 101 kopshteve dhe çerdheve, 42 shkollave të reja, si dhe 81 kënde lodrash në çdo cep të Tiranës.
Gjithashtu, në samit u vlerësua puna e Bashkisë së Tiranës sa i përket rindërtimit të lagjeve pas tërmetit, transformimit të Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë në gjithë Rajonin, si dhe pati diskutime edhe për Tiranën si “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025″, që do të mirëpresë mijëra aktivitete.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co