Një lajm i mirë për të gjithë komunitetin e zonës së Astirit dhe Kasharit. Gjatë një takimi strukturat e PS në Kashar, Veliaj deklaroi se nuk do të harrohet asnjë premtim për shkollat e reja.
“Nuk do harrojmë asnjë nga premtimet tona. As nuk do harrojmë premtimin për shkolla të reja në Astir. Madje, sapo kam marrë një vendim që secila shkollë duhet të ketë korsinë e saj, nuk ka nevojë të bëhen të katërta apo të pesta bashkë.
Nëse një nga shkollat ka një problem në gjykatë, ne do ta ndjekim atë problem, por do i lirojmë shkollat e tjera që të ndërtohen. Ashtu siç kemi vazhduar me urbanizimin e Astirit dhe të Kasharit, ashtu do vazhdojmë deri në fund, që kur të shkojmë vitin tjetër në zgjedhje t’i shohim njerëzit në sy dhe t’u themi, nuk kemi bërë betejë për parti, por kemi bërë betejë atdhe, për qytet, për lagje, për komunitet, për familjet, dhe ia ka vlejtur çdo minutë dhe çdo mund i asaj beteje”, deklaroi Veliaj.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co