Veliaj takon ekselentët e shkollës “Sinan Tafaj” dhe “Andon Zako Çajupi”: Bashkëpunoni me njëri-tjetrin, vetëm kështu ecni përpara

veliaj takon ekselentet e shkolles sinan tafaj dhe andon zako cajupi bashkepunoni me njeri tjetrin vetem keshtu ecni perpara
veliaj takon ekselentet e shkolles sinan tafaj dhe andon zako cajupi bashkepunoni me njeri tjetrin vetem keshtu ecni perpara

TIRANE

Nxënësit ekselentë të shkollave “Sinan Tafaj” dhe “Andon Zako Çajupi” zhvilluan një bashkëbisedim me kryebashkiakun Erion Veliaj, me të cilin diskutuan për rëndësinë që Bashkia e Tiranës po i kushton promovimit të nxënësve të mirë në kryeqytet. Veliaj i inkurajoi nxënësit të jenë gjithmonë bashkëpunues dhe solidarë me njëri-tjetrin.

“Në një vend i cili është prekur gjithashtu, nga histeria e mediave sociale, e lajmeve të rreme, e atyre që quhen fakte alternative, unë besoj se kush është i mirë, mbetet, pavarësisht se ndonjëherë ‘llumi’ shkon lart dhe ajka poshtë, është vetëm çështje kohe sa ajka e shoqërisë, më të mirët, të jenë lart. Po të jeni të fokusuar, jam i sigurt se do të mbërrini në finish dhe do të shkëlqeni. Në thelb, ky është mësimi kryesor i jetës, sa të përkushtuar jeni për të qenë më të mirët, siç keni qenë deri tani”, tha Veliaj.

Për kreun e Bashkisë, reputacioni i shkollave të kryeqytetit varet nga historitë e suksesit që shkruajnë vetë njerëzit dhe jo nga historitë e së kaluarës. Ai shtoi se ky reputacion duhet kuruar përditë. “Historinë e suksesit e shkruajnë vetë njerëzit, nuk ta sjell “Zana e Malit”, as historitë e së kaluarës apo anekdodat se cilat kanë qenë shkollat më të mira të viteve ‘80-të. Kanë kaluar 40 vjet nga ajo kohë; kjo do të thotë se reputacioni është diçka që kurohet përditë dhe nuk mund të vazhdojë inercia e 40 viteve”, u shpreh ai.

Veliaj u drejtoi një ftesë të rinjve, për të shtrirë këndvështrimin e tyre përtej të qenit nxënës të mirë. Sipas kryebashkiakut, në radhë të parë ata duhet të jenë qytetarë të mirë, pavarësisht kundërshtive apo debateve. “Po ta shikojmë njeri-tjetrin me këtë sy, ne mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Është provuar edhe më parë se ky qytet mund të çohet përpara, por edhe është mbushur me plehra. Ama, e kemi bërë Kryeqytetin Europian të Rinisë, të Sportit dhe vitin tjetër do të jetë i Kulturës”, përfundoi kreu i Bashkisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →