Shqiperia

Veliaj takon kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan, e uron për rizgjedhjen e tij dhe fitoren e Laburistëve

veliaj takon kryebashkiakun e londres sadiq khan e uron per rizgjedhjen e tij dhe fitoren e laburisteve

TIRANE

Në një postim në rrjetet sociale, kryertari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka hedhur një foto pas takimit që ka patur këtë fundjavë me kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan. Veliaj shprehet se e ka uruar homologun për rizgjedhjen, por edhe për fitoren e Partisë Laburiste.

“I lumtur që takova mikun tim të mirë, Sadiq Khan, të cilin e urova për rizgjedhjen si kryebashkiak i Londrës, por edhe për fitoren fantastike të Partisë Laburiste. Është inkurajuese të shohësh se si narrativa progresiste po merr vëmendjen e nevojshme në një Europë të polarizuar”, shkruan Veliaj.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts