Veliaj: Vetëm Rithemelimi dhe talibanët djegin goma në 2024! PS do të vazhdojë t’i shërbejë qytetarëve

veliaj vetem rithemelimi dhe talibanet djegin goma ne 2024 ps do te vazhdoje ti sherbeje qytetareve

































Drejtuesi Politik i PS në Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, i krahasoi protestat e Rithemelimit dhe të PL-së me djegie gomash para Bashkisë së Tiranës dhe Parlamentit me shfaqjet me zjarr të talebanëve. Gjatë një takimi me strukturat e PS në kryeqytet, Veliaj tha se vetëm Rithemelimi dhe talibanët djegin goma në 2024, ndërkohë që vendi aspiron të bëhet anëtar i BE-së.

veliaj

“Jemi në vitin 2024 dhe këta djegin ende goma. Ka edhe një parti tjetër që djeg goma, është në Kabul, quhet Taleban. Vetëm ata djegin goma se nuk dinë të artikulojnë. Pra, kur nuk di të flasësh, nuk di të shpjegosh vizionin tënd, nuk di të tregosh punët që ke bërë, detyrohesh të bësh akte të papërgjegjshme. Vetëm Rithemelimi dhe talebanët djegin goma në 2024, ndërkohë që ne aspirojmë të bëhemi vend i BE. Kjo është arsyeja pse ata duhet të dënohen me votë dhe PS duhet të shpërblehet me votë, që të vazhdojë t’i shërbejë edhe popullit, edhe të forcojë sistemin e drejtësisë, edhe të mbajë fjalën për çdo lagje”, tha ai.

Veliaj shtoi se vetëm PS-ja ka treguar se i jep shansin çdo njeriu që të promovohet. “Nuk ka forcë talebanike që të na ndalojë. Ata [opozita] e përmendin shpesh shprehjen ‘bijtë e etërve’. Kam shumë shokë këtu, që janë shokë të tim eti. Babai im ka vdekur 40 vjeç. Ndërkohë, vajza e Saliut dhe djali i Fahriut na thonë neve ‘bijtë e etërve’. Të kujt etërve? Të një brezi të tërë njerëzish të ndershëm, që në çdo lloj sistemi, në çdo lloj pushteti dhe në çdo lloj shteti kanë punuar me ndershmëri, për ta çuar vendin përpara, sipas kushteve që ka pasur Shqipëria në atë kohë. Ne jemi krenarë për prindërit tanë. Kur ti shikon ata që djegin goma, e bën menjëherë historinë e tyre familjare se kanë biznes privat, ndërkohë që vetëm një forcë si PS ia jep shansin një jetimi të vogël, që shiste fiq, që të bëhet kryetar bashkie; ia jep shansin vajzës së këpucarit të lagjes, që të bëhet një ditë kryetare e Komisionit të Ligjeve; ia jep mundësinë dikujt që vjen nga cepi më periferik i Shqipërisë, që të jetë kryetar i partisë sonë këtu në Tiranë. Vetëm kjo parti i jep mundësi secilit sipas meritës”, deklaroi Veliaj.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →