![Veliaj vizitë zyrtare në Sarajevë si President i B40-ës, takim me kryebashkiaken Benjamina Karić 2 veliaj vizite zyrtare ne sarajeve si president i b40 es takim me kryebashkiaken benjamina karic](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/veliaj-vizite-zyrtare-ne-sarajeve-si-president-i-b40-es-takim-me-kryebashkiaken-benjamina-karic.jpg)
TIRANE
Pas kthimit nga Davos, ku mori pjesë në samitin prestigjioz “Klosters Forum”, për të ndarë historinë e transformimit të kryeqytetit shqiptar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është nisur sot për një vizitë zyrtare në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës, në cilësinë e Presidentit të B40-ës, rrjetit më të madh të bashkive të Ballkanit.
Ai do të pritet nga kryetarja e Bashkisë së Sarajevës, Benjamina Karić, si dhe do të zhvillojë një takim edhe me kryetarin e Këshillit Bashkiak, Jasmin Ademović. Gjatë vizitës, ai do të takohet edhe me Ministrin e Transporteve, Edin Forto.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co