Bota Sport

Vëllai i Schumacherit, Ralf njofton se është homoseksual, publikon foto me partnerin e tij

vellai i schumacherit ralf njofton se eshte homoseksual publikon foto me partnerin e tij

Ralf Schumacher, vëllai i kampionit të Formula 1 Michael Schumacher,  ka njoftuar në rrjetet sociale se është homoseksual duke bërë kështu të ditur lidhjen me partnerin e tij.

Schumacher, 49-vjeçar ndau një postim të çiltër në faqen e tij në Instagram, ku shihet duke qëndruar krah për krah me partnerin e tij në një varkë, shkruan The Sun.

“Gjëja më e bukur në jetë kur ke në krah partnerin e duhur me të cilin mund të ndash gjithçka”, shkroi Ralf në postimin e tij.

Në anën tjetër, Carmen Geiss, aktorja gjermane dhe një mike e ngushtë e Schumacherit komentoi në postimin e këtij të fundit, duke zbuluar se partneri i tij quhej Etienne.

“Ju dua shumë të dy dyve. Etienne, ke partnerin më të mirë që mund ta imagjinoni”, shkroi aktorja.

Snapinsta.app 451230968 18348629101113994 809344293035999384 N 1080
Snapinsta.app 451230968 18348629101113994 809344293035999384 N 1080
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts