Zef Frroku, xhaxhai i dy vëllezërve Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli në Velipojë që vranë Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi ka treguar zanafillën e konfliktit.
Për News24, ai ka deklaruar se viktimat dhe nipërat e tij janë konfliktuar dy javë më para para hotelit.
Xhaxhai i tyre bën fajtorë prokurorët dhe gjykatësi që i liruan personat pasi ata u arrestuan në lidhje me konfliktin.
Sipas informacioneve, ngjarja është e lidhur me një konflikt të mëparshëm që ka ndodhur më 28 korrik. Në atë datë, një debat kishte shpërthyer mes kamarierit dhe kuzhinierit të një lokali dhe pronarëve të hotelit, Eduart dhe Gëzim Frroku.
Shtetasi Ersild Ishmi kishte ardhur për të diskutuar me pronarët për shkak të lidhjeve miqësore që kishte me kamarierin dhe kuzhinierin. Për këtë ngjarje, si rezultat, Ishmi ishte arrestuar dhe më vonë ishte liruar me masën arrest shtëpie nga gjykata, masë e cila ishte në fuqi deri natën e sotme.
“Unë kam qenë në Bushat dhe nuk e di mirë këtë histori. Vetëm di se para dy javësh kanë ardhur dhe janë konfliktuar para hotelit të vëllait tim. Ai zotni ka nxjerrë armën, shteti e mori e çoi në burg dhe e liroi për dy ditë. Mbrëmë kanë ardhur, se nga kanë ardhur ne nuk e dimë. Rrezik për ne dhe rrezik për ata. Ai prokuror dhe gjykatës që i ka liruar nuk i ka bërë mirë as shtetit, as familjes dhe as ne.
Nuk e di se ku ndodhen dhe nuk kemi komunikim me ta. Policisë së Shtetit është vështirë me ju dorëzu kush. Këtyre prokurorëve është vështirë ti dorëzohet kush. Këta po bëjnë rrush e kumbulla këtë vend. Janë duke marrë në qafë njerëzit e ndershëm dhe favorizojnë kriminelet.
Duam vetëm drejtësi, nuk kërkojmë asgjë prej shtetit, vetëm drejtësi. Policia ka bërë punën e vet, i ka arrestuar, prokurorët i kanë liruar”, tha xhaxhai i autorëve.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co