Vendet baltike: Kongresi Amerikan të miratojë ndihmën ndaj Ukrainës

vendet baltike kongresi amerikan te miratoje ndihmen ndaj ukraines
vendet baltike kongresi amerikan te miratoje ndihmen ndaj ukraines

Udhëheqësit parlamentarë të shteteve baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë i bënë thirrje Kongresit Amerikan që të miratojë një paketë ndihme për Ukrainën, pasi ajo po shmang sulmet ruse për të tretin vit radhazi.

”Evropa po ndërmerr hapa historikë për të forcuar aftësitë e saj mbrojtëse, por kjo në mënyrë të pashmangshme kërkon kohë, po kjo gjë nuk vlen për Ukrainën”, shkruajnë nënshkruesit, në një letër të përbashkët drejtuar Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Mike Johnson.

“Kjo është arsyeja pse ndihma e SHBA është e domosdoshme në këtë moment vendimtar përpara se aftësia e Evropës për t’u mbrojtur të bëhet realitet dhe përpara se ne të bëjmë edhe më shumë për të ndihmuar Ukrainën”, i shkruan ata kongresmenit republikan.

Kongresi pritet të votojë për paketën e vonuar prej 61 miliardë dollarësh për Kievin të shtunën.

Në letrën e përbashkët, kryetarja e Legjislaturës së Estonisë, Lauri Hussar dhe koleget e saj Daiga Mierina nga Letonia dhe Viktorija Çmilyte-Nielsen nga Lituania shprehën shpresën se ”ndihma e nevojshme urgjentisht duhet të miratohet”.

”Mbështetja e Ukrainës është një investim në sigurinë e së ardhmes sonë kolektive”, theksuan kryetarët e parlamenteve të tre shteteve të BE-së dhe NATO-s në kufi me Rusinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →