Vendet e BE-së kanë rënë dakord ditën e sotme të japin 5 miliardë euro si ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Të dërguarit nga 27 vendet anëtare të BE-së ranë dakord për rishikimin e fondit të Mjetit Evropian të Paqes në një takim në Bruksel pas disa muajsh pa akord.
Deal ‼️ EU Ambassadors agreed in principle on a reform of the European Peace Facility, to support Ukraine with €5 billion budget for 2024.
The 🇪🇺 remains determined to provide lasting support to 🇺🇦 & ensure that the country gets the military equipment it needs to defend itself.
— Belgian Presidency of the Council of the EU 2024 (@EU2024BE) March 13, 2024
Fondi funksionon si një skemë gjigante e kthimit të parave, duke u dhënë anëtarëve të BE-së rimbursime për dërgimin e municioneve në vende të tjera.
Pas vendimit, ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se ndihma ishte “një tjetër demonstrim i fuqishëm dhe në kohë i unitetit dhe vendosmërisë evropiane në arritjen e fitores sonë të përbashkët”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co