![Vendi ku vuajtën dënimin Lubonja e At Zef Pllumi, video çmim të parë te “Pyet gjyshërit” 2 vendi ku vuajten denimin lubonja e at zef pllumi video cmim te pare te pyet gjysherit](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/02/vendi-ku-vuajten-denimin-lubonja-e-at-zef-pllumi-video-cmim-te-pare-te-pyet-gjysherit.jpg)
Vend roja, dhomat, rafineria, muri rrethues dhe hapësira ku për 11 vite emra të njohur intelektualësh vuajtën dënimet politike gjatë regjimit komunist. Një video që tregon kampin e Ballshit është shpallur fituese e konkursit “Pyet gjyshërit” organizuar në kuadër të Ditëve të Kujtesës. Fituesja Engjëllushe Palaj tregon pse zgjodhi kampin “309”
Të rinjtë nga të gjithë shkollat e vendit kanë sjellë në konkurs ese dhe prodhime audiovizuale mbi temën “Më trego Shqipërinë tënde”.
Çmimin e rrjetit e ka fituar një grup gjimnazistësh që zbulojnë qytetin e nëndheshëm të Kukësit.
Mungesa e lirisë dhe e të drejtave është perceptuar në mënyra të ndryshme nga të rinjtë që kanë aplikuar në konkursin e IDMC-së. Nga kampet burgje te ndërtimet e nxitura nga paranoja, një qasje vjen edhe nga hapësira më intime e njeriut, shtëpia.
Konkursi Pyet Gjyshërit, sivjet në edicionin e 6-të, synon të përfshijë nxënësit e shkollave në përballjen me të kaluarën, njohjen e historisë dhe reflektimin e shoqërisë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co