Tedi Blushi e ka cilësuar vendim të neveritshëm dhe të papranueshëm vendimin e GJKKO për të lënë në burg, presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Gjatë konferencës për media, Sekretari i Përgjithshëm Partisë së Lirisë tha se vendimi është akt i rëndë që tregon rënien e shtetit ligjor.
“Vendimi i sotëm politik të kamikazëve të ramaformës në GJKKO, apo Gjykatën Kombëtare Kundër opozitës, për të lënë në burg politik, pa prova dhe pa fakte, presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ndikuar nga mafia ndërkombëtare dhe i urdhëruar personalisht nga Edi Rama është akt i rëndë që tregon rënien e shtetit ligjor. Tregon kapjen për fyti dhe asgjësimit të drejtësisë të vendosur në shërbim të pushtetit.
Ky vendim i turpshëm, i neveritësh, i papranueshëm, kundër opozitës, konfirmon rëshqitjene Shqipërisë në diktatorë, ëshë vijim i agresionit të pastër terrorist të narkoshtetit dhe mafies ndërkombëtare kundër presidentit Ilir Meta, PL, opozitarizimit të vërtetë, demokracisë, që u konsumua sot në sallën e gjyqit”, tha Blushi.
I pyetur për shëndetit e Presidentit të PL-së, Blushi tha se është në gjendje të shkëlqyer.
“Gjendja shëndetësore e zotit Meta është e shkëlqyer. Asnjë merak të mos keni. Nëse i ndodh ndonjë gjë në burg, përgjigja do të mbajë Ei Rama”, tha Blushi.
Deklarata e plotë eTedi Blushit:
Vendimi i sotëm politik i kamikazëve të Ramaformës në GJKKO apo Gjykatën Kombëtare Kundër Opozitës, për të lënë në arrest me burg politik, pa prova, pa fakte dhe pa dëshmi, Presidentin e Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta, i diktuar nga mafia ndërkombëtare antishqiptare dhe i urdhëruar personalisht nga Edi Rama është një akt shumë i rëndë që konfirmon rënien totale të shtetit ligjor, kapjen për fyti dhe asgjesimin e drejtësisë të vendosur totalisht në shërbim të Narkoshtetit dhe axhendave personale, politike dhe elektorale të Edi Ramës.
Ky vendim i turpshëm, i neveritshëm dhe i papranueshëm i Gjykatës Kombëtare Kundër Opozitës që konfirmon rrëshkitjen totale të Shqipërisë në diktaturë është vijim i agresionit të pastër terrorist të Narkoshtetit dhe mafias ndërkombëtare kundër Presidentit z.Ilir Meta, Partisë së Lirisë, opozitarizmit të vërtetë, pluralizimit politik dhe demokracisë, që u konsumua sot edhe në sallën e gjyqit nga terroristi Alti Dumani, prokurori Kallp dhe ish-hetuesi i komunizmit, Arben Kraja.
Akti shumë i rëndë dhe mafioz i burgosjes politike të Presidentit Meta, pa prova, pa fakte dhe pa dëshmi, që vjen fill pas skenarit ogurzi destabilizues për eliminimin e tij fizik dhe rrëmbimit të dhunshëm provon kriminalizimin dhe kapjen totale të institucioneve të drejtësisë nga “Ramaforma”, që janë kthyer në vrasës mes pagesë të opozitës, që edhe sot botërisht morën urdhrin terrorist nga Edi Rama për vrasjen e kundërshtarëve politikë, gjoja për llogari të miqve të huaj.
Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta është sot i burgosur politik vetëm për shkak të qëndrimeve të tij shumë të drejta, të qarta, të vendosura dhe parimore institucionale, politike, patriotike dhe qytetare në mbrojtje të interesit kombëtar dhe sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, të shtetit ligjor, të çështjes së Detit dhe të mbrojtjes së pakompromis të kufijve të Kosovës, kundër “Ballkanit të Hapur”, si dhe për shkak të denoncimit të vendosur dhe të pakompromis, me guxim dhe kurajë, të inkriminimit dhe korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës, Narkoshtetit dhe Narkodrejtësisë.
Partia e Lirisë duke shprehur qartësisht solidaritetin dhe mbështetjen e plotë dhe shumë të vendosur me Presidentin e burgosur politikisht, z.Ilir Meta, vijon me intesitet të lartë aktivitetin politik nën drejtimin dhe lidershipin e Tij pavarësisht gjendjes së tij juridike.
Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë të intensifikojë shumëfish aksionin e saj politik dhe në terren për denoncimin e krimeve dhe korrupsionit skizofrenik të Narkoshtetit, për t’i ofruar një alternativë mirëqeverisjeje, të drejtë e humane të gjithë shqiptarëve nëpërmjet 5 Prioriteteve të saj për 4 milion shqiptarë plus.
Edi Rama dhe Katicat e tij kanë kaluar tashmë çdo vijë të kuqe ndaj e vetmja alternativë për Partinë e Lirisë dhe opozitën e vërtetë mbetet përballja dhëmb për dhëmb dhe pa mëshirë me ta dhe Narkoshtetin.