Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të pezulluar disa shitje armësh për vendin e tij është i turpshëm.
Disa ditë pasi Hamasi ekzekutoi gjashtë pengje izraelite, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pezulloi tridhjetë licenca armësh për Izraelin.
“Ky vendim i turpshëm nuk do të ndryshojë vendosmërinë e Izraelit për të mposhtur Hamasin, një organizatë terroriste gjenocidale që vrau egërsisht 1200 njerëz më 7 tetor, duke përfshirë 14 shtetas britanikë”, shprehet Kryeministri izraelit.
Hamasi ende mban mbi 100 pengje, duke përfshirë 5 shtetas britanikë.
Në këtë kuadër, Netanyahu shprehet se në vend që të qëndrojë me Izraelin, një demokraci tjetër që mbron veten kundër barbarizmit, vendimi i gabuar i Britanisë vetëm sa do të inkurajojë Hamasin.
“Izraeli po ndjek një luftë të drejtë me mjete të drejta, duke marrë masa të paprecedentë për të mbajtur civilët jashtë rrezikut dhe duke u përshtatur plotësisht me ligjin ndërkombëtar.
Ashtu si qëndrimi heroik i Britanisë kundër nazistëve sot shihet si jetik në mbrojtjen e qytetërimit tonë të përbashkët, po ashtu historia do të gjykojë qëndrimin e Izraelit kundër Hamasit dhe boshtit të terrorit të Iranit.
Me ose pa armë britanike, Izraeli do ta fitojë këtë luftë dhe do të sigurojë të ardhmen tonë të përbashkët”, shkruan kryeministri izraelit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co