Vendimet e Disiplinës dhe Etikës/ Lumë gjobash dhe dënimesh, Spahiu pezullohet me 3 ndeshje

vendimet e disiplines dhe etikes lume gjobash dhe denimesh spahiu pezullohet me 3 ndeshje
vendimet e disiplines dhe etikes lume gjobash dhe denimesh spahiu pezullohet me 3 ndeshje

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka publikuar së fundmi të gjitha masat ndëshkimore për parregullistë në javën që sapo lamë pas në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar, duke përfshirë dhe atë të moshave. Plot 30 vendime, teksa bien në sy gjobat për Tiranën, Skënderbeun, Lushnjën si dhe Besëlidhjan dhe Murlanin.  

Futbollisti i Egnatias, Sebastian Spahiu, është dënuar me 3 ndeshje pezullim për provokim të spektatorëve.  

Vlen të theksohet edhe fakti se së fundmi janë çelur edhe hetimet disiplinor për aktivizimin e mundshëm nga AF Arnisa të lojtarëve që nuk kanë të drejtë të luajnë, mbi bazën e ankesës së Prestige MFC, për ndeshjen e Kategorisë së Tretë.  

  1. FK Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke sjellë mungesë të rregullit dhe disiplinës në stadium, duke ofenduar dhe fyer lojtarët e ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 13/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.
  2. Lojtari i KF Egnatia, Sebastian Spahiu, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe përdorimin e mjeteve piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  4. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  5. KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  6. Lojtari i KF Besa, Skerdian Perja,për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Zyrtari i KS Besëlidhja, Xhulio Ndoka,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
  8. KS Besëlidhja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  9. KF Murlani, për mos marrjen e masave për përmbushjen e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  10. Lojtari i FK Labëria, Da Silva Rocha Anderson, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  11. KF Erzeni U-15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Parë U-15, kundër Atletik Klub U-15, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  12. KF Egnatia U-19, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Ndërajonale, kundër KF Tirana U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  13. Lojtari i FC Fushë Kruja U-19, Alesio Kabali, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  14. Lojtari i FC Fushë Kruja U-19, Destan Sulku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  15. Lojtari i FC Fushë Kruja U-19, Elton Koci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  16. Lojtari i FC Fushë Kruja U-19, Gersi Maloku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  17. Lojtari i FC Fushë Kruja U-19, Elvis Farruku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  18. Lojtari i FC Fushë Kruja U-19, Klajdi Hidaj, për kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  19. Lojtari i FC Fushë Kruja U-19, Erlind Maloku, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  20. Lojtari i FC Fushë Kruja U-19, Irsild Kasmi, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  21. KF Lushnja U-19, për mos marrjen e masave për përmbushjen e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  22. Rrëzimin e kërkesës së FC Fushë Kruja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  23. Viking Tirana U-15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-15 Grupi D, Zona Rajonale Tiranë, kundër Petrela U-15, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  24. Zyrtari i Viking Tirana U-15, Eugent Kruja,për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  25. AF Djekom Femra U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Albanët Femra U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  26. Çeljen e hetimit disiplinor për aktivizimin e mundshëm nga AF Arnisa të lojtarëve që nuk kanë të drejtë të luajnë, mbi bazën e ankesës së Prestige MFC.
  27. Atletik Tirana B, U-9, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër National SP, U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  28. Football Republic C, U-9, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër AF Kampionët U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  29. AF Kastrioti U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Don Bosco U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  30. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Akademia e Futbollit U-17, Samanuel Zito, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →