Në Spanjë, por dhe Paris, janë të bindur: Kylian Mbappe do të bashkohet me Real Madrid në fund të këtij sezoni. I gjendur përballë një fakti të tillë, sheikut Al Khelaifi nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të programojë të ardhmen e ekipit pa Mbappe në skuadër. Në Francë shkruajnë se pasuesi i tij do të jetë Rafa Leao, drejtuesit e klubit do të bëjnë gjithçka këtë periudhë për të bindur sulmuesin e Milan.
Të gjithë prisnin që Mbappe të bënte publik vendimin e tij, por në Francë zbulojnë një kusht që sheiku i ka vendosur Mbappes, të mos flas, të mos e publikojë vendimin e tij. Motivi? Të evitojë polemikat në mes të sezonit.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co