Bota

Vendimi i Gjykatës për fatin e PD, Alibeaj: Konflikti në këtë forcë politike nuk është për vulën apo selinë, por për…

vendimi i gjykates per fatin e pd alibeaj konflikti ne kete force politike nuk eshte per vulen apo seline por per































Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zyrtare, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se çështja që ndodhi me këtë parti nuk ka lidhje me vulën, selinë apo siglën.

alibeaj

Në emisionin “Kjo Javë” në News24, Alibeaj tha se ishte çështje ndarjeje rreth përqafimit ose jo të disa vlerave identitare dhe orientimit të një grupimi publik drejt interesit të qytetarëve

“Në fatin e PD, vendimi i Gjykatës së Lartë nuk do të ketë asnjë lloj ndikimi, sepse është mëse i qartë. Shikoni, janë zbatuar rregullat, apo jo? Janë zbatuar procedurat, apo jo? Dhe besoj e ka bërë të qartë për këdo. Dhe nuk kam asnjë lloj dyshimi që gjykata do të japë një vendim të bazuar në ligj dhe prova. Ne do të pranojmë atë verdikt që gjykata do të japë dhe ftoj këto ta pranojë, të mos bëj presion ndaj gjykatave.

Cështja që ka ndodhur në PD nuk është çështje vule, sigle apo qelie, por çështje ndarjeje rreth përqafimit ose jo të disa vlerave identitare dhe orientimit të një grupimi publik drejt interesit të qytetarëve. Kjo ishte ndarja, interesi publik, apo interesi personal”, tha Alibeaj.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts