Duke komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë që la në fuqi masat e sigurisë ndaj Sali Berishës, sekretari i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore në PD-në zyrtare, Indrit Sefa, tha se e gjitha është retorikë.
Pjesë nga debati:
Gjokutaj Këta pretendojnë se të gjitha gjykatat janë të kapura. Dhe janë të kapura nga Edi Rama apo jo që do t’i djegë edhe mandatin. Kjo është retorika.
[embedded content]
Ky Edi Rama që bën marrëveshje me Sali Berishën, i jep komisionet hetimore, me reformën zgjedhore. Është i njëjti që fut në burg Sali Berishën, i rrëzon kërkesat në gjykata, do t’i djegë mandatin dhe ndërkohë e ul te grupi i dialogut. Bëjnë aministinë bashkë. Kjo nuk shkon. Po luajnë teatër. Janë bashkë!
Gjokutaj: Se si mund të bëjë Sali Berisha teatër ndërkohë që ka katër muaj i arrestuar në Shqipëri, vetëm Sefa dhe Luli mund ta thonë.
Sefa: Teatër i neveritshëm!
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co