Vendimi i qeverisë/ Këshilli Kombëtar i Territorit ndryshon emër, ja si do të quhet! Kush do jenë 11 anëtarët

vendimi i qeverise keshilli kombetar i territorit ndryshon emer ja si do te quhet kush do jene 11 anetaret








































Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) do të quhet Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU). Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme (26 dhjetor) të qeverisë.

Qeveria-e-Shqipërisë

Ky këshill do të jetë përgjegjës edhe për administrimin  dhe menaxhimin e burimeve ujore në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, si autoritet kombëtar i planifikimit dhe zhvillimit të territorit dhe si organ qendror vendimmarrës, përgjegjës për administrimin dhe menaxhimin e burimeve ujore të Republikës së Shqipërisë, kryesohet nga Kryeministri”, thuhet në vendimin e marrë.

Po ashtu ky këshill në përbërjen e vet do të ketë 11 anëtarë që janë ministrat e kabinetit qeveritar, bashkë me Kryeministrin dhe kreu i Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.

Përbërja e tij do të jetë:

-Kryeministri

-Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë

–Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

–Ministrin e Drejtësisë

–Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit

–Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

–Ministrin e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

–Ministrin e Mbrojtjes

–Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

–Ministrin e Financave

–Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Vedimi i qeverise

V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.519, DATË 20.9.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PËRBËRJES SË KËSHILLIT KOMBËTAR TË TERRITORIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “a”, të pikës 6, të nenit 6, të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 7, të ligjit nr.29/2024, “Për burimet ujore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.519, datë 20.9.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e përbërjes së Këshillit Kombëtar të Territorit”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Kudo në titull dhe në tekstin e vendimit, emërtesa “Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT)” zëvendësohet me “Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU)”.

Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, si autoritet kombëtar i planifikimit dhe zhvillimit të territorit dhe si organ qendror vendimmarrës, përgjegjës për administrimin dhe menaxhimin e burimeve ujore të Republikës së Shqipërisë, kryesohet nga Kryeministri dhe ka në përbërje:

– ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë     anëtar;

– ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit     anëtar;

– ministrin e Drejtësisë anëtar;

– ministrin e Turizmit dhe Mjedisit anëtar;

– ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural anëtar;

– ministrin e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit anëtar;

– ministrin e Mbrojtjes anëtar;

– ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale     anëtar;

– ministrin e Financave anëtar;

– drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Zhvillimit

të Territorit  anëtar dhe sekretar.”.

Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5. Sekretariati teknik i KKTU-së zbardh vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, të cilat ua dërgon për nënshkrim Kryeministrit, në cilësinë e kryetarit, dhe ministrit të linjës për zhvillimin e propozuar. Vendimet nënshkruhen edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, në cilësinë e sekretarit të KKTU-së. Vendimet nënshkruhen nga kryetari, ministri i linjës dhe sekretari i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit dhe hyjnë në fuqi menjëherë.

Në rastin e zbardhjes së vendimeve, në zbatim të legjislacionit për burimet ujore, sekretariati teknik koordinon veprimet me Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore. Vendimet për dhënie lejeje apo autorizimi, në zbatim të legjislacionit për burimet ujore, nënshkruhen edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore. Vendimet nënshkruhen nga kryetari, ministri i linjës dhe, kur është rasti, dhe nga sekretari i KKTU-së, dhe hyjnë në fuqi menjëherë.”.

Vendimi nr.198, datë 3.4.2024, i Këshillit të Ministrave, “Për përbërjen e Këshillit Kombëtar të Ujit”, i ndryshuar, shfuqizohet.

Ngarkohen të gjitha institucionet e përcaktuara në pikën 2, Agjencia e Zhvillimit të Territorit dhe Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →