Vendimi i qeverisë së Kosovës, KFOR: Do të vazhdojmë të kujdesemi për sigurinë përreth Manastirit të Deçanit

vendimi i qeverise se kosoves kfor do te vazhdojme te kujdesemi per sigurine perreth manastirit te decanit
vendimi i qeverise se kosoves kfor do te vazhdojme te kujdesemi per sigurine perreth manastirit te decanit

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për pronat e Manastirit të Deçanit.

Komandanti i KFOR-it, Oezkan Ulutash, ka thënë se njësitë e këtij misioni do të vazhdojnë të kujdesen për sigurinë përreth manastirit.

“Mirëpresim vendimin e institucioneve të Kosovës, i cili njeh pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë. Agjencia Kadastrale e Kosovës tashmë është udhëzuar të zbatojë këtë vendim”, tha ai për “Zërin e Amerikës”, duke shtuar se njësitë e KFOR-it, që janë të angazhuara për mbrojtjen e kësaj zone fetare do të vazhdojnë të kryejnë këtë detyrë të rëndësishme, në përputhje me bashkëpunimin e gjatë e të mirëvendosur me autoritetet lokale fetare.

Më herët edhe shtetet e QUINT-it mirëpritën këtë vendim duke e cilësuar si “hap të rëndësishëm përpara të autoriteteve të Kosovës në përputhje me aspiratat evropiane dhe euroatlantike”.

Qeveria e Kosovës njoftoi të mërkurën se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë mospajtimesh me diplomacinë perëndimore rreth kësaj çështjeje.

Zbatimi i vendimit me të cilin manastirit i njihet e drejta e pronës në mbi rreth 24 hektarë tokë, lidhet drejtpërdrejt me kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. /VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →