Vendimi për kthimin në Itali të emigrantëve, Meloni mbledh të hënën Këshillin e Ministrave: Nuk është përgjegjësi e gjyqësorit të vendosë se cilat vendet janë të sigurta dhe cilat jo

vendimi per kthimin ne itali te emigranteve meloni mbledh te henen keshillin e ministrave nuk eshte pergjegjesi e gjyqesorit te vendose se cilat vendet jane te sigurta dhe cilat jo





































Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka njoftuar se do të mbledh të hënën Këshillin e Ministrave për të diskutuar vendimin e sotëm të Gjykatës së Romë, e cila vendosi kthimin e menjëhershëm në Itali të emigrantëve të strehuar në Gjadër.

meloni kampet

Në një prononcim për mediat nga Libani, ku po zhvillon një vizitë zyrtare në kuadër të tensioneve atje, Meloni e cilësoi vendimin e gjykatës si paragjykues, ndërsa është shprehur se sipas saj, nuk është përgjegjësi e gjyqësorit të vendosë se cilat vendet janë të sigurta dhe cilat jo.

“Kam mbledhur Këshillin e Ministrave të hënën për të miratuar rregullat që shërbejnë për të kapërcyer këtë pengesë, sepse nuk besoj se nuk është përgjegjësi e gjyqësorit të vendosë se cilat vendet janë të sigurta dhe cilat jo. Kjo është një përgjegjësi e qeverisë dhe për këtë arsye qeveria duhet të sqarojë më mirë se çfarë do të thotë një vend i sigurt”, tha ajo.

Ajo u shpreh se problemi nuk është në Shqipëri, por “problem është se nuk mund të bëhet asnjë politikë mbrojtjeje e kufijve, dhe për këtë arsye shpresoj se (gjykatësit) do të më thonë edhe se si zgjidhet”.

Ndër të tjera ajo tha se italianët i kanë kërkuar të ndaloj imigracionin ilegal, dhe për këtë arsye, do të bëj çmos për të kufizuar imigracionin masiv të paligjshëm.

Kujtojmë se i magjistratët e Romës nuk miratuan vendimin për mbajtjen në Shqipëri të 12 azilkërkueseve që vinin nga Egjipti dhe Bangladeshi. Shkak i vendimit të drejtësisë italiane, ishte vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, i dalë më 4 tetor.

Në atë vendim thuhet se një shtet për t’u konsideruar i sigurte, duhet të jetë i tillë në çdo pjesë të tij për çdo person. “Nuk mund të kenë paragjykime apo diskriminime, ose tortura në asnjë zonë të territorit. Egjipti dhe Bangladeshi, siç është dhe Tunizia, nuk janë vende të sigurta”– thotë vendimi.

Sipas ANSA-s, 12 emigrantët do të nisen drejt Italisë ditën e nesërme, më datë 19 tetor.

Pjesë nga fjala e Melonit

“Mendoj se vendimi i gjyqtarëve në Romë është paragjykues , siç dëshmohet nga fakti se ky vendim i gjyqtarëve është parashikuar dje nga disa anëtarë të Partisë Demokratike. Çështja nuk është Shqipëria. Çështja është shumë më e gjerë, sepse në thelb ajo që thonë gjyqtarët është se nuk ka vende të sigurta. Është shumë e vështirë të punosh dhe të përpiqesh t’i japësh përgjigje këtij kombi kur ke edhe kundërshtime nga disa prej institucioneve që duhet të të ndihmojnë t’u japësh përgjigje problemeve.

Kështu që unë ju komunikoj zyrtarisht se problemi nuk ekziston në Shqipëri. Problemi është se askush nuk mund të riatdhesohet më. Problemi është se nuk mund t’i refuzoni njerëzit . Problemi është se nuk mund të bëni asnjë politikë mbrojtjeje të kufijve dhe për këtë arsye shpresoj se do të më thonë edhe se si zgjidhet. Shpresoj që të gjenden zgjidhje edhe për mua, sepse unë jam ajo që më pas duhet t’i gjej zgjidhjet dhe në fakt do të gjej zgjidhje edhe për këtë problem.

Do të humbim akoma kohë, por unë kam mbledhur tashmë Këshillin e Ministrave të hënën për të zgjidhur këtë problem, sepse kam ndërmend të eci përpara. Italianët më kanë kërkuar të ndaloj imigracionin ilegal dhe unë do të bëj çmos për të kufizuar imigracionin masiv të paligjshëm. Më vjen keq që në një kohë kur e gjithë Evropa po shikon me interes diçka që po bën Italia, ne po mundohemi si gjithmonë të flasim në mënyrën tonë, por është një çështje që do të zgjidhet së shpejti.

Sa i përket vendimeve që do të marrë qeveria, kam mbledhur Këshillin e Ministrave të hënën për të miratuar rregullat që shërbejnë për të kapërcyer këtë pengesë, sepse nuk besoj se nuk është përgjegjësi e gjyqësorit të vendosë se cilat vendet janë të sigurta dhe cilat jo. Kjo është një përgjegjësi e qeverisë dhe për këtë arsye qeveria duhet të sqarojë më mirë se çfarë do të thotë një vend i sigurt.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →