“Vendimi për vulën tërësisht i padrejtë”, Basha: Do bëjmë rekurs në GJL, PD të kthehet tek vlerat që i takon

vendimi per vulen teresisht i padrejte basha do bejme rekurs ne gjl pd te kthehet tek vlerat qe i takon
vendimi per vulen teresisht i padrejte basha do bejme rekurs ne gjl pd te kthehet tek vlerat qe i takon

Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat tha se vendimi i Gjykatës së Apelit më 11 qershor për vulën e Partisë Demokratike ka qenë tërësisht i padrejtë.

Basha shprehet se grupi i tij i demokratëve do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë. Sipas Bashës, vula e PD nuk mund t’i jepet një grupimi (grupi i Berishës) që është kundër aleatëve perëndimorë të Shqipërisë. Lulzim Basha tha gjithashtu se grupimi i tij politik do jetë në zgjedhje dhe se shqiptarët do kenë alternativë për të votuar.

Lulzim Basha: Shqiptarët do të kenë alternativën e tyre dhe alternativën e tyre do ta kenë tek ne. Vendimi i 11 qershorit është tërësisht i padrejtë dhe do bëjmë rekurs. Nuk kemi marrë akoma vendim për parti të re.

Ne besojmë se PD duhet të kthehet aty ku duhet të jetë dhe vendi i PD është në vlerat me të cilat ka lindur. Nuk mundet PD të jetë kundër aleatëve, përmes rekursit PD do t’ju kthehet demokratëve, për të bërë një betejë me Ramën. Berisha nuk është zgjidhja për të larguar Ramën. Përmes rekursit, do kërkojmë që PD të kthehet tek vlerat.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →