Vendimi/ Si do ndahen 1200 kreditë e buta për familjet në Tiranë! Kriteret që duhen, zbardhet dokumenti

vendimi si do ndahen 1200 kredite e buta per familjet ne tirane kriteret qe duhen zbardhet dokumenti





































Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi kriteret e reja për përfituesit e programeve të strehimit social.

kredite e buta

Familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese. Shumë shpejt do të hapen aplikimet për 1200 familje në nevojë, që do të përfitojnë interesa të buta për blerjen e banesës së tyre.

Gazeta “Panorama” zbardh vendimin me procedurën, kushtet dhe lehtësitë për aplikim.Më konkretisht, rritja e nivelit minimal dhe maksimal të të ardhurave të familjeve, sipas strukturës së apartamentit që ato përfitojnë si dhe rritjes së vlerës së banesës për përfituesit, duke qenë se çmimet e apartamenteve janë rritur së tepërmi.

APLIKIMI

Referuar procedurës së zbardhur në vendim, shumë shpejt pritet të hapen aplikimet, të cilat do të jenë në dy faza. E para realizohet përmes portalit qeveritar “eAlbania” brenda 30 ditëve kalendarike nga data kur bashkia do të bëjë njoftimin publik për hapjen e thirrjes. Në portal, qytetarët duhet të aplikojnë duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”. Vetëm ata që kalojnë me sukses fazën e parë, duhet të depozitojnë pranë zyrave të Bashkisë Tiranë, formularin e strehimit të plotësuar elektronikisht në portalin “e-Albania”. Kjo duhet të bëhet brenda 30 ditëve kalendarike, shoqëruar me dokumentacionin e kërkuar. Në lidhje me këto të fundit, të vlefshme do të konsiderohen dokumentet që janë lëshuar nga institucionet kompetente jo më herët se 3 muajt e fundit. Individi/ familja që ka paraqitur të dhëna të pavërteta ose të pasakta, ose në kundërshtim me kushtet dhe kriteret e parashikuara në ligjin në fuqi për strehimin social dhe aktet nënligjore për zbatim të tij, i hiqet e drejta për të përfituar.

PËRZGJEDHJA E FITUESVE

Çdo qytetar që ka pasaportizim në Tiranë dhe nuk mund të blejë një apartament në kushtet e tregut të lirë mund të aplikojë për të përfituar kredi me interes të zbutur në masën 3 për qind. Por, si çdo herë tjetër, do të ketë disa kategori prioritare. Çiftet e reja dhe të rinj me moshë deri në 40 vjeç, individët apo familjet e minoritetit rom dhe egjiptian si dhe gratë kryefamiljare apo të dhunuara.

“Përparësitë e përcaktuara më sipër nuk përjashtojnë individë a familje që nuk bëjnë pjesë në këto familje. Sjellim në vëmendje se me ndryshimet e ligjit nr. 22/2018, kategoria në nenin 16, nënndarja iv) dhe v) të shkronjës “b” ka ndryshuar në familje të reja/ të rinj që në momentin e paraqitjes së kërkesës kanë një moshë jo më të madhe se 40 vjeç. “Familje e re”, në kuptim të këtij ligji është familja e krijuar si rezultat i martesës së lidhur përpara nëpunësit të gjendjes civile ose bashkëjetesës së deklaruar para noterit publik, sipas Kodit të Familjes, kur mosha e anëtarit më të madh të së cilës në momentin e paraqitjes së kërkesës është më e vogël ose baras me 40 vjeç. Duke qenë se subvencionimi i interesave të kredisë do të kryhet nga buxheti i shtetit, marrëveshja është lidhur ndërmjet ministrit përgjegjës për strehimin, ministrit përgjegjës për financat dhe institucionit financiar”, – thuhet në vendim.

Një formulë pikëzimi me 100 pikë në total do të përdoret për secilin aplikues (shiko tabelën përbri shkrimit). Ata që mbledhin më shumë pikë do të përzgjidhen bazuar në kriteret ekonomike, familjare, kushtet e strehimit dhe kushtet sociale.

1

RRITET NORMA E KREDISE

Nga salla e Këshillit bashkiak në mbledhjen e kësaj jave, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri me dije shumë shpejt do të hapen aplikimet për 1200 familje në nevojë, që do të përfitojnë interesa të buta për blerjen e banesës së tyre. “Kemi pasur prej vitesh në Bashkinë e Tiranës një program që ndihmonte familjet e reja që donin të blinin shtëpinë e tyre të parë. Vitin e fundit me rritjen e turistëve e të huajve që kanë blerë shtëpi në Tiranë, sigurisht edhe tregu ka pasur ngritjen e vet. Kemi rillogaritur përfitimin, që norma e kredisë së butë të jetë më e madhe. Sepse ajo që kemi kuptuar është se duam të ruajmë hapin e tregut. Kemi dakordësuar për 1200 familje, pra do të hapim shumë shpejt aplikimet për 1200 familje.

Për të gjithë ata që thonë se vlera e pronës në Tiranë është rritur, kjo është gjë e mirë për ata që kanë pronë. Për ata që nuk kanë pronë ne kemi sot këtë paketë”, – tha Veliaj. Që pas ardhjes së Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, program i “Subvencionimit të interesave të kredisë”, u rihap sërish pasi u mbyll nga administrata e mëparshme. Ky program ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve dhe çifteve të reja, të cilat nuk kanë aftësi ekonomike të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore në treg. Qëllimi i këtij projekti është mbështetja e familjeve dhe çifteve të reja në blerjen e shtëpive, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre.

2

/Gazeta Panorama/

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →