Sport

Vendos një gol në fund, Struga largohet nga Conference League

vendos nje gol ne fund struga largohet nga conference league
vendos nje gol ne fund struga largohet nga conference league

Struga është eleminuar në turin e dytë të Conference League. Ekipi i drejtuar nga Qatip Osmani u mund 3-1 ndaj Pyunik Yerevan, duke e bërë të palvefshme kështu fitoren 2-1 në shtëpi.

Në Armeni, në Yerevan, vendasit realizuan dy herë në pjesën e parë me Deble dhe Kovalenko, ndërsa  goli i Ibraimit rihapi llogaritë. Në fund, Kovalenko siguroi suksesin për Pyunik, gol ky mjaft i rëndësishëm.

Mbyllet këtu rrugëtimi i skuadrës shqiptare të Strugës në Europë, me disfatën e përgjithshme 4-3. Struga duhet të provojë përsëri vitin tjetër, me besimin se gjërat do të shkojnë ndryshe.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts