Egla Ceno, fituesja e edicionit të 3-të të Big-Brother Vip, vazhdon të jetë akoma në qendër të vëmendjes nga mediat dhe rrjetet sociale. Një pjesë e mirë e publikut duket se akoma nuk e pranojnë se ishte ajo që e rrëmbeu çmimin e madh.
Mirëpo Egla ka vendosur tu japë fund këtyre zërave duke thënë të vërtëtën që fshihet pas fitores së saj. Me anë të një postimi në InstaStory ish-banorja e BBV ka thënë se e ka fituar edicionin e tretë për shkak të lidhjes familjare që ka me drejtuesit e Top Channel.
“Vendosa të them të vërtetën edhe pse dhemb, e vërteta dhemb. Të them të vërtetën pse si tek e fitova unë Bigun”, u shpreh Egla.
“Sepse ka pasur disa komente tuaja që kanë zbuluar të vërtetën kështu që nuk do të fshihem më dhe po e konfirmoj. Unë e fitova Bigun sepse Ledion Liço, prezantuesi është djali i burrit të tezes xhaxhait të hallës së tezes së babait nga ana e nënës, kurse Lori me Sarën që janë shumë të rëndësishme janë gocat e xhaxhait të tezës së nënës. Kështu që nuk kishte se si mos ta fitoja unë Bigun”.
Ndër të tjera ajo shtoi: “Po e them këtë gjë edhe pse do të më kushtojë shumë sepse nuk mund t’i tregoj sekretet e Bigut po e them se ju më zbuluat dhe është më mirë të them të vërtetën. Ja pra, kjo është arsyeja se përse unë e fitova Bigun”
Është mëse e qartë që ky postim nga ana e Cenos është një ironi për të gjithë ata që nuk pajtohen me faktin se ajo e ka merituar atë fitore.
Kujtojmë që Egla doli në finale me Julian Dedën dhe Romeo Veshajn, por ajo arriti t’i mundte djemtë dhe ja doli të ishte femra e dytë fituese në të gjithë historinë e BB shqiptar, dhe e para për BBV.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co