Vendosi rekord dhe dhuroi asist kundër Kanadasë, Mesi: Do të japim më të mirën në Kupën e Amerikës

vendosi rekord dhe dhuroi asist kunder kanadase mesi do te japim me te miren ne kupen e amerikes
































Lionel Mesi u bë argjentinasi i parë në histori që luajti shtatë edicione të ndryshme të Kupës së Amerikës.

mesi1

Ai dha asistin për Lautaron tek goli i dytë dhe pas fitores me Kanadanë, u shpreh se do të japin me te miren  per Kupen e Amerikes.

“Jam i lumtur që mund të vazhdoj të jem në kombëtare dhe të marr pjesë në një kompeticion tjetër zyrtar. Gjithmonë them se nuk jam tipi që fokusohem në këtë lloj rekordi apo ndonjë gjë tjetër, thjesht më pëlqen. Në këtë Kupë Amerike ne do të përpiqemi të japim më të mirën tonë, ndonjëherë duke luajtur më mirë, ndonjëherë duke luajtur më keq, por gjithmonë duke u përpjekur për të dhënë më të mirën dhe duke luftuar në çdo ndeshje, siç kemi bërë gjithmonë. Kemi durim për të mbajtur topin, për ta lëvizur nga njëra anë në tjetrën. Sot ishte e vështirë për ne të gjenim hapësira. Shumica e kundërshtarëve luajnë ndryshe nga ne. Vazhdojmë ta kemi atë durim dhe të kemi kontrollin kur të vijë mundësia jonë, e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, shumë fizike, për fat e gjetëm golin në pjesën e dytë”, përfundoi Mesi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co