Ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve, vihen në pranga 4 shtetas. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 4 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Just”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit E. M., 35 vjeç, A. K., 31 vjeç, A. Xh., 29 vjeç, dhe E. K., 32 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në një lokal në Vaqarr, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co