Red Bull dhe Max Verstappen vijojnë dominimin në Formula 1. Piloti holandez, kampion në fuqi, siguroi sot në mbrëmje “pole position” në pistën e Jeddah, i vlefshëm për garën e Cmimit të Madh të Arabisë Saudite.
Verstappen dha kohën 1’27”472, duke siguruar “pole” të dytë sezonal. Ai ishte i pakapshëm nga rivalët, duke qenë 3 të dhjetat më i shpejtë se rivalët. Në vendin e dytë u klasifikua piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, ashtu sikurse bëri edhe një javë më parë në Bahrein, ku këta dy pilotë u nisën nga vija e parë.
Në vendin e tretë u rendit meksikani i Red Bull, Sergio Perez, duke lënë pas Fernando Alonso me Aston Artin (i katërti) dhe dy makinat McLaren të Oscar Piastri dhe Lando Norris. Në “top-10” makinat më të shpejta në provat zyrtare u klasifikuan edhe George Russell, Lewis Hamilton, Yuki Tsunoda dhe Lance Stroll.
Në këto prova debutoi për “kokëkuqen” edhe piloti 19-vjecar anglez Oliver Bearman, që zuri vendin e spanjollit Carlos Sainz, që u operua nga apandesiti dhe nuk do të garojë këtë fundjavë. Ai u klasifikua i 11-ti.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co