Real Madrid e nisi me këmbën e duhur fazën më të nxehtë në Champions League, dolën me një fitore minimale nga sfida kundër Leipzig, një sukses që Ancelotti e vlerëson:
“Për ne nuk ishte e lehtë, por këtu kështu është. Ishte një ndeshje e ekuilibruar, por ekipi im qëndroi në lojë gjatë gjithë ndeshjes. Kishte shumë aspekte pozitive nga kjo ndeshje, u mbrojtëm mirë, mund të shënonim edhe më shumë, por dhe mund të na barazonin, kjo është e vërtetë. Lunin zhvilloi një ndeshje të mirë, më të mirën. Ky rezultat është vetëm një avantazh i vogël, askush nuk e mendonte që do ta mbyllnim kualifikimin që në sfidën e parë, ky ishte një rezultat i mirë, por duhen edhe 90 minuta të tjera”, u shpreh Ancelotti pas ndeshjes.
Brahim Diaz, autori i golit të fitores, doli nga fusha i dëmtuar në minutën e 84-tën, por mesfushori spanjoll qetësoi ambientin duke theksuar se nuk është një dëmtim serioz:
“Jam mirë, nuk ka asgjë serioze në pulpë. Ishte një mbrëmje e madhe, një gol i madh. Jam i lumtur që arrita të ndihmoj skuadrën, ishte një gol i rëndësishëm”, u shpreh ndër të tjera Brahim Diaz.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co