Bota

Vetting/ Frika nga dëmshpërblimi? Ekspertët trajtojnë rastin e Adelina Preçit! Avokati: I kanë vendosur proteza skarco! Kola: S’i tentojnë mjekët t’i shpëtojnë përgjegjësisë ligjore

vetting frika nga demshperblimi ekspertet trajtojne rastin e adelina precit avokati i kane vendosur proteza skarco kola si tentojne mjeket ti shpetojne pergjegjesise ligjore































spitali i traumes ekspertetEMISIONI VETTING

Frika nga dëmshpërblimi?

Adelina Preçi në këtë proces nuk kërkon vetëm kartelën, por edhe  dëmshpërblim nga Spitali Ushtarak për dëmin që i është shkaktuar me këtë ndërhyrje, që sipas saj ka rezultuar e gabuar nga mjekët italianë. Ajo ngre alarmin se jeta e saj po rrezikohet nga këto vonesa, pasi tashmë nuk ka më të orientuar as mjekimin që mund të shmangë pasoja fatale për të.

“Doktorët italian në bazë të letrave dhe vizitave që kam bërë kanë konstatuar se një protezë është e këputur dhe tjetra është e dëmtuar. Jeta ime është në rrezik. Në qoftëse unë nuk ndërhyjë sipas vizitave dhe rregullave që kam bërë në Itali. Sepse unë rrezikoj, duke pasur parasysh edhe një ndërhyrje që kam bërë kohët e fundit. Dhe duhet të jem shumë e sigurte me diagnozat e mia dhe mjekimet që do vazhdohet sot e në vazhdim”, shprehet Adelina Preçi për Vetting.

Për mjekun Shkëlqim Ahmeti, kjo që i ka ndodhur pacientes është shumë e rëndë. Madje ai shprehet se protezat që mundet t’i ketë pacientja në trup mundet të jenë të skaduara dhe që mund të shkaktojnë edhe më shumë dëme. Kjo është arsyeja madje që po i komplikohet më tej shëndetit Adelinës.

 “Nëse ka ndodh që pacientes i është dëmtuar proteza, kjo është fenomen i rëndë të themi dhe ta pranojmë sepse është po aq detyrim ligjorë të përgjigjet Qendra Shëndetësore. Që ka ndodhur që proteza ka qenë jo material cilësor, kjo do të thotë që në mënyrë ligjore pacientit ti përgjigjet ajo ti përgjigjet për pasojat që kanë rrjedhur nga ndërhyrja. Ka ndodhur që është dëmtuar proteza, kjo tregon që materiali ka qenë jo cilësorë ose i skaduar. Edhe ky detyrim joligjorë i institucionit që do të përgjigjet për fenomenin që ka ndodhur.

Ndërkohë do ishte dëmtuar kocka, ç’ka është dëmtuar proteza, kjo tregon se kemi pasur dëmtime që kanë ndodhur jashtë vendit, por që të ndodhë që proteza ishte dëmtuar nga shëndetit. Por që të dëmtohet dhe proteza të shtrembërohen të dyja  kjo është çështje kjo është thjeshte çështje cilësie dhe standardi”, shprehet mjeku Shkëlqim Ahmetaj.

Për avokatin Ndue Pjetraj, këto vonesa në sqarimin e pacientëve, në dhënien e kartelave apo pranimin e gabimeve, kanë qenë shkak për humbje jete nga pacientë që kanë patuar ndërhyrje në këtë spital.

“Shumë persona këtu, kanë humbur jetën, kanë ndërruar jetë si rezultat i gabimeve dhe neglizhence e mjekëve. Ajo është krejtësisht e rrezikuar, sa do shtyj jetën pacientja në këto forma është tjetër gjë. Gjykata duhej të caktonte një ekspert për ta vërtetur këtë dëm, këtë fakt. Pra a është e vërtet këto që po thuhen apo jo? Në qoftëse kanë luajtur mëndësh mjekët e botës , po pyesim mjekët shqiptarë. Po të arrinim ne të merrnin një ekspert të mjekësisë ligjore, do të arrinte në konkluzionin se mjekët kanë gabuar”, thekson Ndue Pjetraj.

30.05.2024_09.30.41_REC

Avokatja Margartia Kola, jep dy arsye se përse Spitali Traumës nuk i jep kartelën Adelina Preçit, për të pasur mundësinë që ajo të trajtohet nga mjekët italianë. Sipas Kolës, mosdhënia e kartelës më shumë se sa transparence, është një mënyrë për t’iu shmangur përgjegjësive ligjore.

“Në mendimin tim ndodh për dy arsye: E para është një mungesë totale transparence Institucionet ashtu edhe spitalet Akoma nuk kanë arritur të  kuptojnë që kanë detyrim ligjor tija vendosin në dispozicion qytetarit, pacientit ose klientit  sepse dokumentacioni në fund të ditës nuk është  i Spitalit është i pacientit sepse ka informacion mbi këtë të fundit.

E dyta këtë e  bëjnë nga frika e ligjit sepse mendojnë se duke mos e dhënë këtë do ju shpëtojnë ligjit  dhe pacienti do i drejtohen më pas organeve kompetente për ankesa.

Ka një zgjidhje kur ndeshen me një situatë të tillë nuk duhet të ndalojë të kërkojnë të drejtën e tyre qoftë kartel apo epikrize çfarë do qoftë. Ti drejtohen gjykatës që t’ua sigurojë këtë dokumentacion”- shprehet avokatja Kola.

Por cila është rruga që do ndiqet në vazhdim, për të marrë kartelën mjekësore në Spitalin e Traumës? Ndërkohë që avokati paralajmëron se do kërkojë vendosjen para drejtësisë të personave që po abuzojnë me jetën pacientes?

“Ne do të merremi informacion nga Ministria e Jashtëm e Shqipërisë dhe e nga Ministria e Jashtme e Italisë, si dhe nga dy ministritë e drejtësisë në lidhje me vulën apostile edhe këtu dhe ne mendojmë që drejtoresha Ermela Çobani të shkojë në ndjekje penale për shpërdorim detyre, sepse ka dhënë një informacion që nuk është në kompetencën e saj dhe nuk ka asnjë lidhje me procesin”-shprehet avokati Pjetraj.

Ndërsa për mjekun Ahmetaj, në këta rast duhet që Spitali të përgjigjet për gjendjen e pacientes, e cila është trajtuar në këtë spital dhe drejtuesit e spitalit kanë të detyrimin ligjor për ta sqaruar, pasi shëndeti i pacientit është edhe parësori në këtë histori.

“Nëse ndodh që pacientes ti jetë dëmtuar proteza kjo është fenomen tjetër se është po a qe detyrim  i spitalit ti përgjigjet për pasojat që kanë rrjedhur që ka ndodhur që është dëmtuar proteza kjo tregon që materiali ka qenë  jo vetëm jo cilësor, por edhe material skarco. Do të thoja nëse do kishte një problem tjetër pra do të ishte dëmtuar kocka kjo mund të hante arsyetim mjekësor për shkak të dëmtimeve me kalimeve të viteve apo problemeve me kockën. Por që të dëmtohet  proteza të shtrembërohet apo të thyhet është thjeshtë cilësie dhe standardi”- shprehet mjeku Shkëlqim Ahmetaj.

Por ajo që e bën situatën edhe më të rëndë, sipas avokatit Nue Pjetraj, është mos transparenca e spitalit me pacienten, duke rënduar situatën e saj shëndetësore.

“Spitali këtu i ka fshehur të gjitha të dhënat sepse ai që dëmton dhe bën gabime i fsheh të gjitha kartelat dhe nuk i vendos asnjëherë kartelat, asnjëherë në funksion të pacientit. Sot ka një zgjidhje është një Gjykata Arbitrazhit në Shqipëri e cila çdo marrëveshje, kontrata, mosmarrëveshje zgjidhen pranë kësaj gjykate për 45 ditë. Ne kemi dy vite në gjykatë dhe sot shprehet gjyqtari që nuk ju pranoj dokumentacionin. Po të ishte kjo çështje pranë Gjykatës Arbitrazhit nuk do qëndronte kjo çështje dy vite, por do zgjidhje për 45 ditë, ku gjykata do jepte edhe vendimin”, thotë Pjetraj.

Ndërsa mjeku Shkëlqim Ahmetaj shprehet se çdo protokoll i jep të drejtë pacientes të informohet për shëndetin e saj:

“Na vjen keq që pacientja është vendosur në situatë absurde dhe të padrejtë. Jo thjeshtë në dijeninë time por në respekt të ligjit për të drejtat që gëzon pacienti është e drejtë universale dhe e padiskutueshëm për t’u dhënë dokumenti mjekësore i depozituar pranë Spitalit të Traumës është detyrim i  institucionit që ti ofrojë pacientes të gjithë ndërhyrjen trajtimin  dhe ekzaminimin është sa detyrim ligjor aq edhe detyrim human që pacientja dokumentin që ka depozituar në institucion ta përdori për nevojat e saj për trajtimet e mëtejshme apo atje ku ka shkuar se çfarë ka ndodhur realisht me pacienten. Pra është detyrim ligjor lipset të themi që nëse institucioni nuk e lëshon këtë dokument orientohet që nëpërmjet protokollit dhe kërkesave zyrtare për t’u informuar për situatën e saj. Le të mbetemi tek kuadri ligjor, për pasojat që kanë ardhur prej mjekimit cilësor apo mjekimit jo cilësor”- shprehet mjeku për Vetting.

Avokatja Margarita Kola, shprehet se zvarritjet e proceseve gjyqësore dhe dënimet e pa përfillshme ndaj mjekëve që abuzojnë me detyrën, duhet të marrin fund. Kola thotë se duhet të ndiqen procedurat për të rritur përgjegjësinë që çdo pacient të marrë atë që i takon dhe të jetë në dijeni të asaj që ndodh me ndërhyrjet që i bëhen, siç ndodh rëndom në çdo Qendër Spitalore në botë.

“Mjekimi i  pakujdesshëm, neglizhenca në mjekim për shkak të profesionit është neni 96 i Kodit. Për mua patjetër duhet të ndryshojë me dënim deri në nga gjobë deri në 1 vite, ndërsa në raste se ka shkaktuar vdekje dënohesh me gjobë deri në 2 vite. Ky nen nuk bënë sens  për mua duhet rritur  përgjegjësia në raste të neglizhencës në detyrë nga profesionistët në fushën mjekësorë. Por kjo është diskutim doktrinal pse duhet ndryshuar ky nen.  Për momentin kemi neglizhencën dhe mjekimin e pakujdesshëm në Kodin Penal. Çdo njeri  që gjente penalisht përgjegjës  për shkaktimin e një mjekim të pakujdesshëm duhet të ndiqet penalisht pak apo shume duhet të dënohet. Kryesisht duke qenë se kemi një vonesë të pajustifikueshëm dhe të paarsyeshëm të tej zgjatur  qytetari është dëmtuar jo vetëm fizikisht por edhe ekonomikisht. Atëherë qytetarët i bijën shkurt dhe kërkojnë vetëm përgjegjësinë civile pra dëmin e shkaktuar përgjegjësin civile por ata rralle ndodh të kërkojnë edhe përgjegjësinë Penale.

Çfarë do të thotë kjo, ti si mjek do mbash përgjegjësinë penale pra do paguash gjobë ose do futesh në burg, por nga ana tjetër ti duhet të mbash dhe përgjegjësi civile të më japësh dëmin e shkaktuar sepse duke më mjekuar në mënyrë të pakujdesshme  më bërë të harxhoj ca lekë të pësoj strese”- shprehet avokatja Kola për Vetting.

30.05.2024_09.29.04_REC

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts