Bota Sport

Vëzhgim nga Eduard Zaloshnja/ Pothuajse 80% vlerësim pozitiv për Kombëtaren, edhe pse u eliminua

vezhgim nga eduard zaloshnja pothuajse 80 vleresim pozitiv per kombetaren edhe pse u eliminua
































Pas eliminimit të Kombëtares sonë nga kampionati europian, dy portale të mirë ndjekura shqiptare, “Balkanweb dhe “Shqiptarja.com” pyetën audiencën e tyre për vlerësimin që kishin rreth performancës së ekipit tonë në këtë turne.Collage-Maker-14-Sep-2023-12-42-PM-5342Deri në orën 16:30 të datës 25 qershor, pothuajse 4000 lexues i ishin përgjigjur kësaj pyetje dhe pothuaj 80 % e tyre kishin dhënë një vlerësim pozitiv për performancën e kombëtares tonë në Euro 24. Vetëm 17 % kishin vlerësim negativ. Analistë sportivë, ish-futbollistë, ish-trajnerë, supermodele, etj., kanë dhënë opinione nga më të ndryshmet nëpër ekrane për ekipin tonë kombëtar, qysh nga mbarimi i ndeshjes kundër Spanjës, por 4000 lexuesit e thjeshtë të portaleve të mësipërme, kanë një zë shumë më të fuqishëm statistikor – ata përfaqësojnë miliona shqiptarë që kanë ndjekur me ethe Kombëtaren tonë në “Euro 24”. Në fakt, Federata Shqiptare e Futbollit bën mirë të zhvillojë një sondazh rigoroz shkencor, për të mbledhur opinionet e shqiptarëve kudo që janë për kombëtaren tonë, sepse në fund të fundit, janë 10 milionë shqiptarët ata që e mbështesin, presin dhe vlerësojnë se si na ka përfaqësuar kombëtarja jonë në futboll!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts