Sport

VIDEO/ 3 gola në transfertë, Arsenal thyen Brighton

video 3 gola ne transferte arsenal thyen brighton
video 3 gola ne transferte arsenal thyen brighton

Arsenali mundi 0-3 Brighton, duke shkuar në kuotën e 71-pikëve, në krye të klasifikimit. Mysafirët fituan penallti, pas një rrëzimi në zonë të Gabriel Jesus. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Saka, i cili ndezi festën e tifozëve në shkallët e stadiumit. Goli i dytë i skuadrës së Artetës erdhi në minutën e 62-të. Pas  një aksioni të bukur me disa pasime, finalizoi si duhet Kay Havertz. Gooner thelluan shifrat me golin e Trossard në fund. Me këtë rezultat, Brighton e sheh veten në mesin e tabelës.

Premier League zbret nesër në fushë, me ndeshje mjaft interesante. United pret Liverpool në shtëpi, ndërsa Chelsea sfidon Sheffield në transfertë. Tottenham ka një takim të lehtë në letër, ndaj Nottingham.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts