![VIDEO/ 3 pikë në shtëpi, Atletico rikthehet te fitorja në kampionat, thyen Betis-in 2 video 3 pike ne shtepi atletico rikthehet te fitorja ne kampionat thyen betis in](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/video-3-pike-ne-shtepi-atletico-rikthehet-te-fitorja-ne-kampionat-thyen-betis-in.jpg)
Atletico Madrid rikthehet te fitorja në kampionat, teksa mposhti 2-1 Betis në shtëpi. Mysafirët ishin vërtetë të pafat në minutën e tetë, pas një autogoli të Silvas. Los Colchoneros mund të dyfishonin shifrat në minutën e 28-të, nëse Morata do tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Gjithsesi, sulmuesi spanjoll shleu gabimin në të 44-tën, duke dërguar llogaritë në 2-0. Në pjesën e dytë, djemtë e Pellegrinit u futën në lojë me golin e Carvalhos, por pa mundur dot të dalin me pikë nga ky takim. Atletico renditet në vendin e katërt me 55 pikë dhe sheh tashmë nga Champions. Betis i vendit të gjashtë kërkon një vend që të dërgon në Europë.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co