Myrto Uzuni ka realizuar gol me Granadën. Sulmuesi shqiptar shndërroi në gol një penallti në minutën e 21-të, në ndeshjen shtëpiake ndaj Real Sociedad. Uzuni u tregua i saktë, duke dërguar topin pas shpinës së portierit Remiro. Më pas, në të 44-tën, ai shënoi të dytin.
Uzuni shkon në kuotën e 9 golave në elitën spanjolle, për këtë sezon. Trajneri i Granadës, Medina e vlerëson në maksimum futbollistin kuqezi, me këtë të fundit që sa herë i është dhënë mundësia, ka treguar vlerat e tij.
28-vjeçari ka luajtur më parë në Kroaci për Lokomotivën e Zagrebit, ndërsa nuk mund të lihet pa përmendur edhe eksperienca në Hungari me Ferencvaros.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co