Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Patos, në zonën e njohur si “Lapidari i Portëzës”.
Ngjarja ka përfshirë dy automjete, një Alfa Romeo dhe një Toyota Yaris.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesja e Toyota Yaris ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier për trajtim të mëtejshëm. Fatmirësisht, lëndimet e saj nuk janë raportuar të jenë të rënda.
[embedded content]
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po hetojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar trafikun. Ndërkohë, ka pasur formimin e radhëve të gjata në këtë aks rrugor për disa minuta, ndërsa autoritetet po punojnë për të rikthyer normalitetin në qarkullim.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co