Shqiperia

VIDEO/ Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, makina godet autobusin dhe përplaset nga një kamion

video aksident ne aksin shkoder lezhe makina godet autobusin dhe perplaset nga nje kamion
video aksident ne aksin shkoder lezhe makina godet autobusin dhe perplaset nga nje kamion

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Balldre të Lezhës, përgjatë superstradës Shkodër-Lezhë, duke shkaktuar bllokim të trafikut dhe ngadalësim të qarkullimit.

[embedded content]

Incidenti ndodhi gjatë një tentative për parakalim nga një automjet që transportonte një familje, e cila u godit nga pas nga një autobus i linjës Shkodër-Tiranë.

Si rezultat i lagështisë në rrugë, vetura e goditur u përplas gjithashtu nga një kamion.

Megjithatë, për shkak të shpejtësisë së ulët të trafikut, aksidenti nuk solli pasoja për njerëzit.

Familja u dërgua në Spitalin Rajonal të Lezhës për kontrolle rutinë, ndërsa efektivët e qarkullimit rrugor arritën në vendngjarje për të zhbllokuar trafikun dhe për të menaxhuar situatën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts