VIDEO/ “Akt urrejtje sepse jam shqiptare”, Bebe Rexha shpërthen në lot: Nuk më lejojnë të fluturoj pasi i fola shqip agjentit të sigurisë

video akt urrejtje sepse jam shqiptare bebe rexha shperthen ne lot nuk me lejojne te fluturoj pasi i fola shqip agjentit te sigurise
video akt urrejtje sepse jam shqiptare bebe rexha shperthen ne lot nuk me lejojne te fluturoj pasi i fola shqip agjentit te sigurise

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka shpërndarë së fundmi në rrjetin social “Instagram” një video duke shpërthyer në lot, pasi sipas është “kërcënuar” pasi i foli shqip një agjenti të sigurisë.

Pas kësaj, Bebe shton se ajo është refuzuar të fluturojë dhe është trajtuar keq.

“Jam kërcënuar nga Lufthansa sepse mendova se agjenti ishte shqiptar, fola me të në shqip duke e pyetur se ku ta merrja biletën dhe tani po më ndalon fluturimin”, ka shkruar Bebe Rexha në video.

“Unë besoj se ky është një akt urrejtjeje ndaj meje sepse jam shqiptare. Ai nuk më lejoi t’i marr emrin. Vazhdonte të më abuzonte mendërisht për të më bërë të ndihem se ishte më i fuqishëm se sa ishte në të vërtetë. Asnjë nga gratë në @Lufthansa nuk ndërhyri. Ai nuk do të më dha emrin e tij, por sapo zbulova se punon për ATSG, një kompani shërbimesh për kontrollin e dokumenteve, i punësuar nga Lufthansa”, shkroi ajo në InstaStory.

Rexha më pas ndau një lutje nga një përdorues tjetër i Instagramit, duke bërë thirrje që këngëtarja të sillet ‘i sigurt në shtëpi’ nga aeroporti i Mynihut dhe kërkoi një hetim ndaj oficerit mashkull që dyshohet se kërcënoi një grua se fliste shqip.

Shumë fansa kanë kritikuar linjën ajrore online dhe kanë reaguar për situatën, duke e simpatizuar këngëtaren.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →