VIDEO/ Alarmi për bombë pranë ambasadës ukrainase ngriti në këmbë policinë! U evakuua edhe stafi, pas verifikimi rezultoi se…

video alarmi per bombe prane ambasades ukrainase ngriti ne kembe policine u evakuua edhe stafi pas verifikimi rezultoi se
video alarmi per bombe prane ambasades ukrainase ngriti ne kembe policine u evakuua edhe stafi pas verifikimi rezultoi se





































Një alarm fals për bombë pranë ambasadës së Ukrainës në Tiranë ngriti në këmbë policinë.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe njësitë antieksploziv, por pas verifikimeve rezultoi se njoftimi ishte i rremë.

Policia e Tiranës në njoftimin zyrtar tha se u moren masat, duke evakuuar edhe stafin e ambasadës dhe u kryen te gjitha kontrollet.

Nderkohe në bashkëpunim me stafin e Ambasadës po punohet për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës për rastin.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.10.2024, në orën 15:38, është marrë njoftim se në adresën e Ambasadës Ukrainase ka ardhur e-mail në të cilin thuhej se në ambientet e ambasadës ishte vendosur bombë.

Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e stafit të ambasadës dhe pas kryerjes së kontrollit dhe verifikimeve përkatëse, ka rezultuar se njoftimi ishte i rremë.

Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit dhe strukturat e specializuara për Hetimin e Krimit Kibernetik në bashkëpunim me stafin e Ambasadës po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës për rastin.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →