Sport

VIDEO/ Anglia zhgënjen në Frankfurt, barazim me gola ndaj Danimarkës

video anglia zhgenjen ne frankfurt barazim me gola ndaj danimarkes
video anglia zhgenjen ne frankfurt barazim me gola ndaj danimarkes

Anglia barazoi 1-1 me Danimarkën në Frankfurt, në përballjen e vlefshme për Europianin.  “3 luanët” realizuan të parët me Harry Kane, në minutën e 18-të. Danezët nuk u dorëzuan dhe u futën në lojë në minutën e 34-të, pas golit të Hjulmand.

Në fillimin e pjesës së dytë, Saka me shokë shtuan presionin në portën e Schmeichel, por pa rezultat. Në të 72-tën, Watkins shpërdoroi një mundësi të mirë, për të kaluar britanikët në avantazh. Me këtë rezultat, ekipi i Southgate kryeson me 4 pikë grupin, ndërsa Danimarka ka 2 pikë dhe është në vendin e 3-të.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts