Shumë ekspertë ushtarakë bien dakord se dronët e kanë ndryshuar luftën tradicionale, duke sjellë sfida të reja në fushëbetejë. Ukraina ka qenë padyshim ndër vendet e para që ka nisur të përshtasë dronët për një sërë veprimesh të reja, si për survejim, mbrojtje apo edhe sulm.
Dronët e vegjël të quajtur “FPV”, janë përdorur si armë me telekomandë, pasi u montohet bombë, për survejim por edhe për rrëzimin e dronëve të ushtrisë ruse.
E ndërsa së fundmi është vënë re një metodë e re e përdorimit të dronëve nga ushtria ukrainase.
Droni ukrainas është filmuar duke hedhur termit përgjatë vijës së pemëve ku mendohet se fshihen ushtarët rusë. Droni fluturon mbi pemë teksa hedh termit, një përbërje piroteknike e pluhurit metalik dhe oksidit të metalit që është tepër e djegshme dhe siç dallohet, shkakton zjarr të madh përgjatë vijës.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co