Ndeshjet e sotme në Premier Ligë kanë parë Arsenalin të fitojë me shifrat 2-1 ndaj Fullhemit, për të shkuar në 9 pikë ndaj Liverpulit.
Golat e Merino dhe Saka i dhanë avantazhin e dyfishtë skuadrës së Artetas, ndërsa Muniz në shtesë shënoi golin e vetëm për miqtë.
Ndërkohë, një tjetër takim i rëndësishëm ishte ai mes Notingem Forest dhe Mançester Junajtid, që u mbyll me fitoren 1-0 të vendasve falë golit të Elanga. Kjo fitore mban Notingem në vendin e tretë, ndërsa ekipin e Amorim në të 13-tin.
REZULTATET
Arsenal-Fullhem 2-1
37’ Merino, 73’ Saka / 90+4′ Rodrigo Muniz
Ullvërhempton-Uest Hem 1-0
21’ Strand Larsen
Notingem Forest-Mançester Junajtid 1-0
5’ Elanga
Goli i Elanga (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co