Dinamo Zagreb eliminoi Betis nga Conference League. Ndeshja në Spanjë kishte përfunduar 1-0 për kroatët, ndërsa sonte barazimi 1-1 i dhuroi një biletë për në fazën tjetër skuadrës nga Zagrebi.
Në takimin e sotëm, të luajtur në Stadion Maksimir (Zagreb), protagonist ishte një lojtar shqiptar. Arbër Hoxha dha asist te goli i Kanekos në llogari të Dinamos së Zagrebit, në minutën e 59-të. Hoxha luajti 86 minuta, ndërsa nga SofaScore u vlerësua me notën 7.4.
Për 25-vjeçarin është asisti i parë me fanellën e skuadrës së re, ekip në të cilin u transferua në merkaton e janarit. Dinamo e Zagrebit do të njihet me rivalin në fazën tjetër pas shortit që do të hidhet të premten më 23 shkurt në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon, Zvicër.
🇪🇺 Arber Hoxha with the assist for Dinamo Zagreb against Real Betis in the #ConferenceLeague! 🇽🇰🅰️
— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) February 22, 2024
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co