Interi ka luajtur sot miqësoren e radhës si përgatitje për sezonin e ri, duke u vënë përballë amatorëve të Pergoletese. Një ndeshje e cila përfundoi me shifrat 2-1, falë kontributit të të zakonshmit Taremi, por edhe Kristjan Asllanit.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, ndonëse ka pak ditë që është kthyer në stërvitje pas pushimeve post-Europianit, ishte rreshtuar mes titullarëve nga trajneri Inzagi dhe luajti për 70 minuta në këtë duel. Ai shfaqi një paraqitjet të mirë në mesfushë, duke tentuar disa herë të gjente rrjetën me gjuajtjet nga distanca.
Megjithatë, goli do të vinte në minutën e 34-t nga Taremi, i cili po vazhdon të shënojë me rregullsi me fanellën e zikaltërve në miqësore.
Këta të fundit, shënuan edhe golin e dytë me Salcedon në minutën e 88-të, para se Pergoletese të shënonte golin e nderit me Kapoferrin në minutën e 91-të, kur në fushë ishin praktikisht thuajse vetëm të rinjtë e Interit.
Terzo gol in due uscite per Taremi ⚽⚽⚽#ForzaInter
— Inter ⭐⭐ (@Inter) July 22, 2024
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co