VIDEO/ Asnjë problem ndaj Osasunas, Reali feston në transfertë, Super-Vinicius me dopietë

video asnje problem ndaj osasunas reali feston ne transferte super vinicius me dopiete
video asnje problem ndaj osasunas reali feston ne transferte super vinicius me dopiete

Real Madrid kryesues nuk fal dhe triumfon 2-4 në fushën e Osasunas, duke bërë kështu që diferenca me Gironan ndjekëse të jetë 10 pikë. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e katërt, me Vinicius që realizoi  pasi i “’rëmbeu” topin kundërshtarit. Gjatë zhvillimit të një goditje këndi, vendasit befasuan duke dërguar shifrat në 1-1 me anë të Budimir. Los Blancos insistuan për golin e dyt dhe e gjetën atë me anë të Carvajal (17’). Goli i sigurisë mban firmën e Brahim Diaz, në të 61-tën. Vinicius kishte ende për të thënë për këtë takim, teksa kompletoi dopietën në minutën e 64-të.

Goli i Munoz në fund shërbeu vetëm për statistikë, me ekipin e Arrasates që doli pa pikë nga ky takim. Osasuna është mjaft e qetë sa i takon mbijetesës, pasi aktualisht është në mesin e tabelës dhe ka grumbulluar 36 pikë.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co