Atalanta mori një triumf të rëndësishëm në kampionat, teksa mundi Udinesen me shifrat 2-0. Të besuarit e Gasperinit vendosën ndeshjen në shinat e duhura që në pjesën e parë, duke realizuar dy gola. Fillimisht, një asist perfekt i De Ketteleare në minutën e 30-të, u shfrytëzua në maksimum nga Miranchuk, i cili nga fare pranë portës, nuk e pati të vështirë të mposhtë portierin. Gianluca Scamacca shënoi golin e dytë, pak më vonë.
Në pjesën e dytë, për vendasit mjaftoi menaxhimi i rezultatit, për të marrë në shtëpi 3 pikë të arta. Titullar në këtë sfidë ishte edhe Berat Gjimshiti, me mbrojtësin shqiptar bëri një paraqitje të mirë.
Për Atalantën ky është suksesi i dytë radhazi, me këtë rezultat Gjimshiti me shokë shkojnë në kuotën e 36 pikëve në vendin e katërt. Në krahun tjetër, Udine vazhdon të konfirmojë sezonin negativ, pasi renditet në vendin e 16-të me 18 pikë.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co