VIDEO/ Atalanta “fluturon” në Champions, gol edhe Gjimshiti, Feyenoord thyen Gironan

video atalanta fluturon ne champions gol edhe gjimshiti feyenoord thyen gironan
video atalanta fluturon ne champions gol edhe gjimshiti feyenoord thyen gironan

Atalanta triumfoi 0-3 në Champions League ndaj Shakhtar Donetsk, në ndeshjen e luajtur në Veltins Arena (Gelsenkirchen). Berat Gjimshiti realizoi golin e parë në këtë kompeticion, në minutën e 21-të. Ekipi i Gasperinit dyfishoi shifrat brenda pjesës së parë, me anë të Lookman.

Në fillimin e pjesës së dytë, Bellanova thelloi shifrat, duke “vulosur” këtë sukses të rëndësishëm.

Ndeshje me ritëm dhe emocione ishte ajo mes Gironas dhe Feyenoord. Ky takim, përfundoi 2-3 në favor të holandezëve.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co